65 mijë kërkesa për dëmet në Ukrainë, Gogu: Dëmet që njihen dhe dëmshperblehen sjellin drejtësi

65 mijë kërkesa për dëmet në Ukrainë, Gogu: Dëmet që njihen dhe dëmshperblehen sjellin drejtësi

Ministri i Drejtësisë, Gogu, u kërkoi sot deputetëve në seancë plenare të ratifikojnë Konventën për Themelimin e Komisionit Ndërkombëtar të Kërkesave për Ukrainën. Me ratifikimin, Shqipëria bëhet shteti i dhjetë që e miraton këtë mekanizëm. Që ai të hyjë në fuqi duhen 25 shtete. Sipas ministrit, në Regjistrin e Dëmeve janë depozituar rreth 65.000 kërkesa, të cilat Komisioni do t’i shqyrtojë dhe do të caktojë kompensimin. “Një dëm që vetëm regjistrohet mbetet kujtesë. Një dëm që vlerësohet dhe dëmshpërblehet bëhet drejtësi”, tha Gogu. Ai shtoi se Shqipëria do të ketë një kontribut financiar vjetor, i cili mund të kërkohet më pas nga Federata Ruse. Ministri komentoi edhe aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së, të shpallur dje në...