6 mësime nga jeta e Tolstoit që mund të ndryshojnë mënyrën si e shohim jetën

6 mësime nga jeta e Tolstoit që mund të ndryshojnë mënyrën si e shohim jetën

Nga “Lufta dhe paqja” dhe “Ana Karenina” mund të mësojmë shumë për dashurinë, familjen, xhelozinë, luftën, pasurinë dhe dobësitë njerëzore. Por një tjetër burim mësimesh është vetë jeta e autorit të këtyre veprave. Lev Tolstoi lindi në një familje të pasur të aristokracisë ruse dhe u rrit mes privilegjeve që i ofronte pozita e tij shoqërore. Në rininë e tij jetoi një jetë të trazuar, u përfshi në luftëra, duele dhe bixhoz dhe, siç do ta pranonte më vonë, për vite me radhë jetoi në kundërshtim me parimet që do të përqafonte në pjesën e dytë të jetës. Por Tolstoi ndryshoi. Përvojat e luftës, varfërisë dhe padrejtësisë e shtynë të vinte në pikëpyetje bindjet e tij të hershme dhe të kërkonte një mënyrë tjetër jetese....