6 gjëra që ndoshta nuk i dini për Marilyn Monroe
Marilyn Monroe mbetet një prej figurave më ikonike të historisë së kinemasë amerikane. E lindur në Los Angeles si Norma Jeane Mortenson dhe e pagëzuar më vonë si Norma Jean Baker, ajo u shndërrua nga një fëmijëri e vështirë në një prej yjeve më të mëdhenj të Hollywood-it. Publiku e njeh për rolet në “Niagara”, “Gentlemen Prefer Blondes”, “How to Marry a Millionaire”, “The Seven Year Itch”, “The Prince and the Showgirl” dhe “Some Like It Hot”, si dhe për martesat me James Dougherty, Joe DiMaggio dhe dramaturgun Arthur Miller. Por pas emrit të famshëm, imazhit të biondes sensuale dhe famës së jashtëzakonshme, fshihej një histori shumë më komplekse. Monroe kaloi një fëmijëri të vështirë, duke jetuar në rreth 10 familje kujdestare dhe dy jetimore....
Burimi:
kultplus.com