57 vjet pas ndarjes, Beatles vazhdojnë të fitojnë miliona

57 vjet pas ndarjes, Beatles vazhdojnë të fitojnë miliona

Trashëgimia e “The Beatles” vijon të gjenerojë të ardhura të konsiderueshme për familjet e katër anëtarëve kryesorë të grupit, shkruan corriere.it. Sipas bilancit të vitit 2025 të kompanisë Apple Corps, të miratuar më 28 shtator dhe depozituar në Londër më 30 shtator, Yoko Ono Lennon, Ringo Starr, Paul McCartney dhe Olivia Harrison kanë përfituar rreth 10 milionë euro secili gjatë vitit të fundit. Apple Corps, e krijuar në vitin 1963 fillimisht me emrin “The Beatles Limited”, administron një pjesë të rëndësishme të aktiviteteve tregtare që lidhen me grupin, përfshirë katalogun muzikor, të drejtat e autorit, emrin dhe imazhin e Beatles, si dhe produksionet filmike. Sipas të dhënave financiare, të ardhurat e grupit për periudhën shkurt-dhjetor 2025 arritën në rreth 51 milionë euro, ose 44 milionë...