508 BOMBA NGA TELEFONI I AGASIT/ ZGJATET HIJA E JAMES BONDIT NE ZEMER TE SHTETIT

508 BOMBA NGA TELEFONI I AGASIT/ ZGJATET HIJA E JAMES BONDIT NE ZEMER TE SHTETIT

Nga të dhënat digjitale të AKSHI-t, te informacionet e klasifikuara të SHISH-it, komunikimet me drejtuesen e shërbimit sekret, lidhjet me zyrtarë të Policisë dhe deri te vilat qeveritare në Durrës, dosja e Ergys Agasit shfaq, sipas autorit të shkrimit në “Pamfleti”, një rrjet kontaktesh që prek disa prej strukturave më të ndjeshme të shtetit. Sipas “Pamfleti”, historia e Ergys Agasit nuk kufizohet më te hetimet për tenderët e AKSHI-t. Autori e paraqet dosjen si një çështje që tashmë shtrihet në disa nivele të administratës shtetërore, duke përfshirë SHISH-in, Policinë dhe ambientet qeveritare. Agasi, i cili ishte shpallur në kërkim në dhjetor të vitit 2025, u arrestua më 26 gusht 2026, pas rreth tetë muajsh në arrati. Por, sipas autorit, pikërisht pas arrestimit dosja mori një...