5000 kuti të reja për mbrojtjen e Trashëgimisë Kombëtare Filmike Shqiptare
10 November, 2026 - 15:00 Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit (AQSHF) ka nisur një investim të rëndësishëm për ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë filmike shqiptare, përmes sigurimit të 5000 kutive të reja të standardeve ndërkombëtare, të dedikuara për konservimin e materialeve filmike. Ky investim synon të përmirësojë kushtet e ruajtjes së filmave në arkiv, duke i mbrojtur ata nga aciditeti i tepërt, një prej faktorëve që ndikon në degradimin e materialeve filmike me kalimin e kohës. Kutitë e reja janë pjesë e një procesi më të gjerë për përmirësimin e standardeve të konservimit dhe garantimin e jetëgjatësisë së koleksioneve filmike shqiptare. Nisma është mundësuar përmes një investimi të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, nën drejtimin e ministrit Blendi Gonxhja. Sipas njoftimit të publikuar nga...
Burimi:
kultplus.com