“50 mijë euro ose të hodha biznesin në erë!” Kërcënoi pronarin e karburantit, kapet autori

“50 mijë euro ose të hodha biznesin në erë!” Kërcënoi pronarin e karburantit, kapet autori

Detaje të reja janë zbardhur nga kërcënimi ndaj biznesmenit Zija Shulku në Peshkopi. Një pajisje artizanale, e ngjashme me eksploziv, ishte vendosur pranë karburantit të tij, ndërsa autorët dyshohet se i kërkuan 50 milionë lekë nën kërcënimin se do t’i hidhnin biznesin në erë. Një ditë pas ngjarjes janë mësuar detaje të reja mbi mënyrën se si është kërcënuar biznesmeni Zija Shulku në Peshkopi. Sipas të dhënave paraprake, pranë karburantit të tij ishte lënë një kuti e improvizuar, brenda së cilës ndodhej një pajisje artizanale e ngjashme me eksploziv. Biznesmeni është njoftuar më pas përmes një mesazhi në celular. Shulkut i është kërkuar të paguajë 50 milionë lekë, ndërsa është kërcënuar se, nëse nuk dorëzonte shumën, biznesi i tij do të hidhej në erë. Në...