“50 mijë € ose të hodha në erë”/ Si u kërcënua biznesmeni në Peshkopi, Policia zbardh ngjarjen: Arrestohet autori, 21-vjeçari me kuti pice në dorë….

“50 mijë € ose të hodha në erë”/ Si u kërcënua biznesmeni në Peshkopi, Policia zbardh ngjarjen: Arrestohet autori, 21-vjeçari me kuti pice në dorë….

PESHKOPI- Një 21-vjeçar është arrestuar si autor i dyshuar i kërcënimit me bombë ndaj biznesmenit Zija Shuku. Ky i fundit, pronar i një pike karburanti në Peshkopi, të cilit 21-vjeçari Engjel Karoshi i kërkoi 50 mijë euro duke e kërcënuar se në të kundërt do ia hidhte biznesin në erë. Policia njofton se brenda pak orësh është bërë i mundur identifikimi dhe kapja e tij. Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 të 2 tetorit, kur dyshohet se 21-vjeçari vendosi në ambientet e karburantit një kuti pice, mbi të cilën ndodheshin një ekran, pjesë elektronike dhe tela, për ta paraqitur si një pajisje shpërthyese të telekomanduar. Ndërkohë, mbi kuti ai i kishte lënë edhe një ketër ku i kërkonte shumën e parave, pagesë e cila...