“5 mijë USD për këdo që na voton”- Trump mbyll konventën e Republikanëve me premtime e paralajmërim për zgjedhjet: Votoni ose do të shkoni në ferr!

“5 mijë USD për këdo që na voton”- Trump mbyll konventën e Republikanëve me premtime e paralajmërim për zgjedhjet: Votoni ose do të shkoni në ferr!

“Shkoni të votoni ose do të shkoni në ferr”. Me këtë deklaratë, Donald Trump mbylli konventën e Partisë Republikane në Shtetet e Bashkuara, një aktivitet i rëndësishëm në prag të zgjedhjeve të mesmandatit të nëntorit, të cilat pritet të jenë vendimtare për presidentin amerikan. Trump e shfrytëzoi takimin dyditor në Dallas për të ndezur sallën me slogane dhe premtime të forta. Mes tyre ishte edhe premtimi për një “dividend” prej 5 mijë dollarësh për çdo amerikan në rast të fitores së republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit. Presidenti shkoi edhe më tej, duke u kërkuar mbështetësve një betim besnikërie ndaj tij. Në fillim të mbrëmjes, atmosferën e ndezi nënpresidenti JD Vance, i cili përflitet gjithnjë e më shumë si një prej figurave kryesore të republikanëve për...