41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali
Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar 39 vjeç, i dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike, pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan 41 kilogramë hashash dhe marijuanë. Policia ndaloi furgonin dhe gjatë kontrollit të bagazhit zbuloi një kompresor të përmasave të mëdha, të importuar nga jashtë vendit. Brenda pajisjes ishte fshehur lënda narkotike e cila më pas u sekuestrua. Drejtuesi i furgonit, 39-vjeçari shqiptar, u arrestua dhe u dërgua në burgun Madonna del Freddo, nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Në automjet ndodhej edhe një shtetas tjetër shqiptar, 38 vjeç, i cili ishte ulur në sediljen e pasagjerit. Ai u la i lirë me urdhër të prokurorit. Hetimet për rastin vijojnë.
Burimi:
javanews.al