4 vjedhje në Peqin dhe Elbasan, në pranga dy persona

4 vjedhje në Peqin dhe Elbasan, në pranga dy persona

Zbardhen dhe dokumentohen 4 raste vjedhjeje në Peqin dhe Elbasan, 3 prej tyre të kryera gjatë javës së fundit. Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar. Sekuestrohen 1 automjet i marrë me qira, që dyshohet se përdorej për kryerjen e vjedhjeve, mjete të ndryshme për hapjen e dyerve, bravave dhe qepenave, si dhe veshje që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, në vijim të punës hetimore për zbardhjen e rasteve të vjedhjeve, identifikimin dhe kapjen e autorëve, finalizuan operacionin e koduar “Gjurmët”. Si rezultat i operacionit, u identifikuan, u kapën dhe u arrestuan shtetasit: -G. Y., 34 vjeç, dhe F. J., 37 vjeç, të dy banues në Elbasan. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta...