4 viktima nga aksidenti ajror në Bosnjë-Hercegovinë, Nufi: Thellësisht i pikëlluar, jemi krah Italisë
ermal nufi Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi ka shprehur ngushëllimet për viktimat e aksidentit ajror në Bosnjë-Hercegovinë, ku rrëzimi i një helikopteri ushtarak italian ka shkaktuar katër viktima. Përmes një reagimi Nufi shprehu solidaritetin e Shqipërisë me Italinë dhe Forcat e saj të Armatosura, duke përcjellë mesazhin e mbështetjes për familjet e viktimave dhe personat e lënduar nga ngjarja tragjike. Helikopteri italian ishte i angazhuar në kuadër të misionit EUFOR Althea në Bosnjë-Hercegovinë. “Thellësisht i pikëlluar nga aksidenti tragjik që përfshiu një helikopter ushtarak italian, të angazhuar në kuadër të misionit EUFOR Althea në Bosnjë-Hercegovinë. Mendimet e mia shkojnë për viktimat, familjet e tyre dhe të lënduarit. Në këtë moment pikëllimi, Shqipëria qëndron krah Italisë dhe Forcave të saj të Armatosura, në solidaritet të sinqertë...
Burimi:
zeri.ai