4 muaj qëndresë/ Qytetarët në protestë para Kryeministrisë: Rama në burg
Vijon protesta e qytetarëve në ditën e 123-të të qëndresës, me protestuesit të mbledhur para Kryeministrisë. Qytetarët kanë dalë sërish në protestë, duke përsëritur thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. “Rama në burg” është një prej thirrjeve që dëgjohet nga protestuesit, ndërsa në duar mbahen flamuj kuqezi dhe pankarta. Kjo është dita e 123-të e protestës, që shënon rreth katër muaj qëndresë të qytetarëve. Gjatë ditës së sotme, protestuesit kanë protestuar edhe ndaj presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në Tiranë. Protesta vijon para Kryeministrisë, ndërsa qytetarët kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë qëndresën.
Burimi:
syri.net