‘4 mijë policë në qendër të Beogradit’/ The Times: Vuçiç u bind të mos e mbante pushtetin me dhunë…

‘4 mijë policë në qendër të Beogradit’/ The Times: Vuçiç u bind të mos e mbante pushtetin me dhunë…

Aleksandar Vuçiç ishte i përgatitur të mbante pushtetin me forcë, por të dielën u tërhoq papritur. Sipas politikanëve serbë dhe një ish-zyrtari të lartë të policisë, burimet e cituara nga The Times thonë se faktori vendimtar ishte epërsia e Listës Studentore me 500 mijë vota, si dhe telefonatat që i bënin thirrje të mos e vazhdonte përplasjen. Ish-drejtuesi i njësisë kundër terrorizmit në Serbi, Spasoje Vuleviç, tha se Vuçiç kishte dislokuar 4 mijë policë dhe 3 mijë mbështetës në qendër të Beogradit, për të penguar ndryshimin e pushtetit. Radomir Saiçiç, kandidat i Listës Studentore, pretendon se plani për të përmbysur me forcë rezultatet e zgjedhjeve ndryshoi pas telefonatave nga policia dhe agjenci të tjera. Vuçiç pranoi humbjen 90 minuta pas mbylljes së qendrave të votimit....