4 KLUBE PËR NJË MBROJTËS! / KALULU KTHEHET NË “MOLLËN E SHERRIT” NË PREMIER LEAGUE
Manchester United ka vënë në shënjestër Pierre Kalulu-n. Klubi anglez po e monitoron nga afër mbrojtësin francez të Juventus-it dhe interesi nuk duket të jetë thjesht në fazën e vëzhgimit. Sipas raportimeve të gazetarit Ekrem Konur, “Djajtë e Kuq” kanë dërguar disa herë skautë në Itali për të ndjekur nga afër paraqitjet e 26-vjeçarit. Kalulu është shndërruar në një prej pikave të rëndësishme të repartit defensiv të Juventus-it dhe pikërisht kjo e ka bërë atë një objektiv të kërkuar në Premier League. Por Manchester United nuk është i vetëm. Në garë për mbrojtësin francez raportohet se janë edhe Tottenham dhe Aston Villa, ndërsa Liverpool e ka ndjekur prej kohësh situatën e tij. Kështu, Kalulu mund të kthehet në një prej emrave më të kërkuar të...
Burimi:
ntv.al