38% e familjeve në Shqipëri nuk janë në gjendje ekonomikisht të ngrohin shtëpitë e tyre
Rreth 38% e familjeve në Shqipëri nuk janë në gjendje të mbajnë shtëpitë e tyre të ngrohta, për shkak të të ardhurave të ulëta dhe kostove të energjisë. Të dhënat janë pjesë e raportit të vitit 2026 për zbatimin e Agjendës së Gjelbër në Ballkanin Perëndimor, i cili analizon zhvillimet gjatë vitit 2025. Sipas raportit, 27% e popullsisë përballet vazhdimisht me vështirësi për të paguar shërbimet utilitare, ndërsa niveli prej 38% për familjet që nuk sigurojnë ngrohje të përshtatshme cilësohet si më i larti në Evropë. Gjatë vitit 2025, Shqipëria ndërhyri kryesisht përmes uljes së tarifës së energjisë elektrike, nga 9.5 në 8.5 lekë/kWh për familjet që konsumojnë deri në 700 kWh në muaj. Nga rreth 1.07 milion kontrata familjare, afërsisht 95% përfshihen në këtë...
Burimi:
gijotina.com