38 banka dhe 42 bankomatë të goditura, Rama: BSH nuk u prek as në 1997, sulme të orkestruara nga forca të huaja

38 banka dhe 42 bankomatë të goditura, Rama: BSH nuk u prek as në 1997, sulme të orkestruara nga forca të huaja

Kryeministri Edi Rama po zhvillon këtë të mërkurë një takim me drejtuesit e sistemit bankar, pas sulmeve të dhunshme të protestuesve, të cilët dëmtuan 38 degë bankare dhe 42 bankomatë në Tiranë. Rama tha se qeveria nuk do të bëjë asnjë lëshim përballë protestuesve të dhunshëm që gjatë këtyre ditëve kanë sulmuar institucionet, bizneset, bankat dhe forcat e Policisë. Duke theksuar se protestuesit morën peng Tiranën, Rama tha se dhuna është e orkestruar dhe e mbështetur nga forca të huaja që kanë si synim destabilizimin e Europës. ”Ishte shumë e rëndësishme ta bënim këtë takim edhe me ju, pas një histerie dhune që mori peng Tiranën, duke krijuar idenë e një përshkallëzimi që mund të merrte para gjithë Shqipërinë. Nga ne s’ka asnjë lëshim. Kjo...