37 vite nga rënia e Murit të Berlinit, fundi i një epoke në historinë e Evropës

37 vite nga rënia e Murit të Berlinit, fundi i një epoke në historinë e Evropës

Gjermania shënon sot 37 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë moderne që shënoi fundin simbolik të ndarjes së Evropës gjatë Luftës së Ftohtë. I ndërtuar në vitin 1961, muri ndau për më shumë se 28 vjet Berlinin Lindor nga ai Perëndimo duke shkëputur familje, miq dhe duke kufizuar lirinë e lëvizjes së qytetarëve. Më 9 nëntor 1989 një njoftim i zyrtarit të Gjermanisë Lindore Günter Schabowski për lehtësimin e rregullave të udhëtimit drejt Perëndimit shkaktoi një reagim të papritur. Pas deklaratës së tij se rregullat hynin në fuqi menjëherë, mijëra qytetarë u drejtuan drejt pikave kufitare. Përballë turmave të mëdha rojet kufitare hapën barrierat, duke lejuar kalimin e lirë. Qytetarët u përqafuan dhe festuan, ndërsa shumë...