36-vjeçarja shtatzënë humbi jetën rrugës për në Tiranë, procedohen 3 mjekë në maternitetin e Pogradecit
pamje nga marteniteti POGRADEC-Një hetim ka nisur për tre mjekë të martenitetit në Pogradec pas ndarjes nga jeta të Marjana Karolina Bunajt, 36-vjeçares shtatzënë që ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Tiranës. Sipas policisë, procedimi ka nisur për mjekët, Blerta Delijan, 35 vjeçe, banuese në Elbasan, Anri Topi, 40 vjeç, dhe Saimir Çela, 34 vjeç, të tre ushtronin detyrën e mjekut në maternitetin e Pogradecit. Policia njofton se pas ekzaminimit nga tre mjekët, 36-vjeçarja është nisur me autoambulancë në Tiranë, por gjendja e të ndjerës u përkeqësua rrugës dhe ajo u dërgua në maternitetin e Elbasanit, ku u konstatua se kishte humbur jetën. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: B. D., 35 vjeçe,...
Burimi:
zeri.ai