36 vite u qeverisëm nga dy autokratë, aktivistja: Nuk e lëshojmë sheshin pa ikur Rama, ne kemi zgjedhur Shqipërinë

36 vite u qeverisëm nga dy autokratë, aktivistja: Nuk e lëshojmë sheshin pa ikur Rama, ne kemi zgjedhur Shqipërinë

Aktivistja Sidorela Vatnikaj, teksa mori fjalën në sheshin përpara protestuesve, përsëriti edhe njëherë se nuk do të largohen nga sheshi derisa kryeministri Edi Rama dhe kabineti i tij qeveritar të japin dorëheqjen. Ajo u shpreh se në 36 vite, Shqipëria është qeverisur nga autokratë që kanë ndërruar karriget, ndërsa shtoi se vendi meriton një sistem demokratik dhe jo një autokratik e kriminal si ai i Edi Ramës. “Në këto 92 ditë na kanë etiketuar, shpifur e përgojuar. E vërteta është se 92 ditë ne kemi zgjedhur Shqipërinë dhe njëri-tjetrin përballë propagandës qeveritare, hajdutëve që kemi në krye dhe të jemi këtu për një Shqipëri të re e të lirë. Në 92 ditë nuk ka ndodhur protestë vetëm në Tiranë. Sot dua t’u dërgoj përshëndetje banorëve...