35-vjeçari shqiptar humb jetën në pyjet e Bolonjës gjatë punës (EMRI)
foto ITALI- Një aksident tragjik në një zonë pyjore pranë Bolonjës i ka marrë jetën një 35 vjeçari shqiptar. Viktima është identifikuar si Shkëlzen Pali i cili prej disa vitesh jetonte dhe punonte në Itali. Ngjarja ka ndodhur në pyjet e Rasorës ku shqiptari ndodhej bashkë me një koleg dhe po merrej me prerjen dhe transportimin e pemëve. Për zhvendosjen e trungjeve në terren përdorej një teleferik i lëvizshëm me kabllo. Nga të dhënat paraprake të hetimit, dyshohet se aksidenti ndodhi në momentin kur mekanizmi i kabllos u vu në funksion. Kablloja, e cila ishte krijuar në formë laku mbi tokë dyshohet se kishte kapur këmbët e 35 vjeçarit. Aktivizimi i mekanizmit bëri që kablloja të tërhiqej me forcë duke e goditur rëndë shqiptarin. Plagët e...
Burimi:
zeri.ai