320 të lënduar në 8 ditë, Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias
Në 8 ditë protesta janë raportuar gjithsej 320 persona të lënduar. Në përditësim e fundit Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se 192 prej tyre janë efektivë të Policisë së Shtetit, 92 protestues dhe 36 kalimtarë. Mes kalimtarëve janë edhe 6 përfaqësues të medias, njëri prej tyre i huaj. Vetëm gjatë protestës së djeshme, në Spitalin e Traumës dhe QSUT morën trajtim 8 persona. Në Traumë u paraqitën 6 të lënduar, mes tyre një efektiv policie, një protestues dhe katër kalimtarë. Tre kalimtarë u shtruan për trajtim të mëtejshëm, ndërsa njëri iu nënshtrua me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale. Aktualisht, në Spitalin e Traumës vijojnë të jenë të shtruar 9 persona të lënduar gjatë protestave. Ndërkohë, dy personat e paraqitur në QSUT morën mjekimin dhe u...
Burimi:
javanews.al