32-vjeçarja shfaqi probleme gjatë qëndrimit në hotel, ndërron jetë në spital

32-vjeçarja shfaqi probleme gjatë qëndrimit në hotel, ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në Jalë të Himarës, ku një 32-vjeçare e lindur në Londër ka ndërruar jetë pasi shfaqi komplikacione të rënda shëndetësore gjatë qëndrimit në një hotel të zonës. Hetimet e para sugjerojnë se bëhet fjalë për vdekje natyrale. Nga verifikimet e kryera nga mjekët ka rezultuar se e reja kishte pasur probleme të mëparshme shëndetësore, konkretisht shqetësime me frymëmarrjen dhe diabetin. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen të gjitha veprimet procedurale dhe po vijon verifikimet për të përcaktuar me saktësi shkakun e plotë të vdekjes. Njoftimi i policisë: Jalë, Himarë/Informacion paraprak Më datë 21.09.2026, rreth orës 18:40, është marrë njoftim se shtetasja I. R., 32 vjeçe, lindur në Londër, Mbretëria e Bashkuar, e...