“300 mijë eurot vendosi te depozita e gazit”/ Detaje nga ngjarja në Vorë, 56-vjeçari i la kushëririt plumbin në zarf
56-vjeçari Ardian Muka, i cili ishte emigrant në Greqi, provoi të bëhej gjobëvënës, por nuk i eci. U tradhtua në letrën kërcënuese përmes të cilës kërkoi 300 mijë euro, nga dialekti se si kishte renditur kushtet ndaj kushëririt të tij, që ndërkohë ka biznes në Itali. Mbasi kanë studiuar letrën e gjobëvënies, agjentët e Komisariatit numër 7 në Tiranë u bindën se bëhej fjalë për një banor të zonës së Gërdecit, mes të tjerash sepse ai njihte shumë mirë detaje nga jeta në këtë fshat. “300 mijë eurot lidhini në një qese dhe vendosi tek depozita e gazit mbas shtëpisë, pastaj do ju shkruaj unë se ku do t’i vendosni sërish”, urdhëronte i dyshuari Muka, në letrën e mbyllur në zarf ku kishte lënë si...
Burimi:
gijotina.com