30 vite pas luftës, Bosnje-Hercegovina ende e ndarë! Zgjedhjet ‘hapin’ plagët e vjetra
Qytetarët e Bosnje-Hercegovinës votojnë këtë të diel, 4 tetor, në zgjedhjet e përgjithshme, një proces që konsiderohet si ndër më të ndërlikuarit në botë për shkak të strukturës politike të vendit. Rreth 3.4 milionë qytetarë kanë të drejtë vote. Ata zgjedhin anëtarët e presidencës trepalëshe, deputetët e Parlamentit dhe drejtuesit e institucioneve në dy entitetet kryesore të vendit: Federatën e Bosnje-Hercegovinës dhe Republika Srpska. Sistemi politik i Bosnjes u krijua pas luftës së viteve 1992-1995, përmes marrëveshjes së paqes të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara në vitin 1995. Qëllimi ishte të mbahej një ekuilibër mes tre komuniteteve kryesore: boshnjakëve myslimanë, serbëve ortodoksë dhe kroatëve katolikë. Por kjo strukturë ka sjellë ndër vite një sistem politik shumë të komplikuar, me institucione në disa nivele dhe me...
Burimi:
javanews.al