30 minuta shi, Elbasani nën ujë/ Sa është investuar për kanalizimet e qytetit?
Vetëm rreth 30 minuta reshje intensive mjaftuan që disa nga rrugët kryesore të Elbasanit të mbuloheshin nga uji, duke rikthyer një pyetje që shkon përtej motit: a e përballon rrjeti i kanalizimeve të qytetit një episod të fortë shiu? Sipas të dhënave të raportuara pas stuhisë, në Elbasan u regjistruan rreth 55 mm reshje, të cilat sollën probleme në qarkullim, përmbytje të banesave dhe bizneseve, si dhe vështirësi në disa zona të qytetit. Pamjet e publikuara treguan rrugë të mbuluara nga uji, automjete që lëviznin me vështirësi dhe puseta që nuk arrinin të përballonin prurjet. Problemet nuk u kufizuan vetëm në qendër. Në disa zona pati dëmtime në infrastrukturë dhe vështirësi me kanalet kulluese, duke ngritur sërish shqetësimin për gjendjen dhe kapacitetin real të rrjetit....
Burimi:
ntv.al