30 milionë euro abuzim nga Sako/ Këlliçi: Pushteti i Ramës kudo njësoj, korrupsion dhe abuzim e vjedhje!
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka denoncuar abuzimet me fondet publike në Bashkinë e Durrësit, duke iu referuar gjetjeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit për periudhën 2023-2024. Sipas Këlliçit, dëmi i shkaktuar taksapaguesve arrin në 30 milionë euro, ndërsa shkeljet më të shumta janë konstatuar në procedurat e tenderimit, punimet publike dhe administrimin e të ardhurave. Në një reagim në Facebook, Këlliçi akuzon se Bashkia e Durrësit funksionon sipas të njëjtës skemë korrupsioni dhe abuzimi që, sipas tij, karakterizon pushtetin e Edi Ramës në nivel qendror dhe lokal. Postimi i plotë: Pushteti i Edi Ramës është kudo njësoj, korrupsion dhe abuzim e vjedhje! Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar se në dy vite, përkatësisht për periudhën 2023-2024, Bashkia e Durrësit i ka...
Burimi:
syri.net