30 ditë për apelim, pastaj TRENDAFILJA e ‘Dhomave të Specializuara’ do vendosë ku do ta kryejnë dënimin ish-krerët e UÇK-së

30 ditë për apelim, pastaj TRENDAFILJA e ‘Dhomave të Specializuara’ do vendosë ku do ta kryejnë dënimin ish-krerët e UÇK-së

Vendimi i Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së nuk është ende përfundimtar. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi kanë 30 ditë kohë për të paraqitur njoftimin për apel, ndërsa të njëjtën të drejtë e ka edhe Prokuroria. Sipas një përgjigjeje të Dhomave të Specializuara të Kosovës për Albanian Post, pasi të përfundojnë procedurat gjyqësore, Presidentja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, do të vendosë se në cilin shtet do të transferohet secili prej personave të dënuar për të vuajtur dënimin. Gjykata sqaron se, sipas rregullave, Presidentja duhet fillimisht të dëgjojë personin e dënuar dhe më pas të marrë vendimin për shtetin ku do të ekzekutohet dënimi. Por për momentin, çdo hap mbetet i kushtëzuar nga procedura e apelit. Mbrojtja e katër ish-krerëve...