30 ditë para zgjedhjeve/ Demokratët i afrohen kontrollit të Kongresit, Trump rrezikon humbjen
Një muaj para zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara, gara politike hyn në fazën vendimtare, ndërsa demokratët shfaqin mundësi për të rifituar kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve. Sipas një analize të publikuar nga The Hill, gara për Senatin mbetet më e vështirë dhe me rezultat të pasigurt. Sipas vlerësimeve të cituara në analizë, rezultati për Dhomën e Përfaqësuesve mund të vendoset në 43 distrikte konkurruese, ku diferencat mes kandidatëve pritet të jenë të ngushta. Ndërkohë, për të marrë shumicën në Senat, demokratëve u nevojitet të fitojnë katër vende neto, çka e bën garën më komplekse. Një nga faktorët kryesorë që mund të ndikojë në rezultat është niveli i mbështetjes për presidentin Donald Trump. Sipas sondazheve të përmendura në analizë, demokratët kanë fituar terren në...
Burimi:
ntv.al