3-vjeçarja humb jetën në oborrin e banesës, e goditi aksidentalisht babai me mjetin bujqësor

3-vjeçarja humb jetën në oborrin e banesës, e goditi aksidentalisht babai me mjetin bujqësor

foto ilustruese KURBIN- Një ngjarje tragjike ka tronditur mbrëmjen e kësaj të mërkure fshatin Malbardhë të Kurbinit, ku një vajzë 3-vjeçare ka humbur jetën pasi u godit aksidentalisht nga babai i saj me një mjet bujqësor. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:50, në oborrin e banesës së familjes. 45-vjeçari B. A. ishte duke manovruar me mjetin bujqësor kur, në rrethana që po hetohen, ka goditur vajzën e tij të mitur. Si pasojë e plagëve të marra, 3-vjeçarja nuk ka mundur të mbijetojë. Pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit. Hetimet po zhvillohen nën drejtimin e Prokurorisë për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Kurbin/Informacion paraprak Rreth orës 19:50, në fshatin Malbardh, Kurbin, në...