No Image Available

3 shqiptarë humbën jetën nga shpërthimi në Athinë/ Mesazhi i Ministrisë së Jashtme

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas tragjedisë së rëndë në Athinë, ku shpërthimi dhe shembja e një ndërtese shkaktoi humbjen e disa jetëve. Përmes një mesazhi ngushëllimi, ministria ka shprehur dhimbjen për viktimat dhe familjet e tyre, ndërsa ka bërë të ditur se, sipas raportimeve, mes personave që humbën jetën janë edhe tre persona me origjinë shqiptare. Tirana ka shprehur solidaritetin me familjet e viktimave, personat e plagosur, si dhe me popullin grek. “Jemi thellësisht të pikëlluar nga humbja tragjike e jetëve pas shpërthimit dhe shembjes së ndërtesës në Athinë, me raportime se tre persona me origjinë shqiptare janë midis viktimave”, thuhet në reagimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ministria u ka shprehur ngushëllimet familjeve dhe të afërmve...