‘3 muaj pa ambulancë’/ Protesta në Vaun e Dejës: Mungesa e shtetit po na kushton jetën

‘3 muaj pa ambulancë’/ Protesta në Vaun e Dejës: Mungesa e shtetit po na kushton jetën

Pas tragjedisë ku humbën jetën dy të rinj, David Deda dhe Sokol Preka, qytetarët e Vaut të Dejës kanë dalë në protestë para qendrës shëndetësore, duke kërkuar përgjegjësi dhe rikthimin e shërbimeve urgjente në zonë. Një prej protestuesve ngriti shqetësimin për gjendjen e shërbimit shëndetësor, duke deklaruar se prej rreth tre muajsh Vau i Dejës nuk ka ambulancë dhe se gjatë natës në qendrën shëndetësore nuk ka mjekë. Ai u shpreh se në rastin e dy të rinjve që humbën jetën pas kontaktit me energjinë elektrike në fshatin Karmë, ambulanca është nisur nga Shkodra dhe ka mbërritur pas rreth një ore e gjysmë. “Kjo është mungesa e madhe e shtetit”, u shpreh protestuesi. Banorët kërkojnë që qendra shëndetësore e Vaut të Dejës të kthehet në...