282 zjarre dhe 15 mijë hektarë të shkrumbuar! Shqipërisë do t’i duhen dekada për të rikthyer pyjet e djegura, dëmi mbi 7 miliardë lekë
Një veprim kaq i vogël mjafton për të ndezur këtu një vatër të madhe zjarri dhe për të shkaktuar më pas një dëm të konsiderueshëm mjedisor. Vetëm në vitin 2025, në vend ishin aktive 282 vatra zjarri, të cilat dogjën një sipërfaqe prej afro 15 mijë hektarësh. Sipas Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, shkaktarët kryesorë të këtyre vatrave ishin aktiviteti njerëzor dhe temperaturat ekstreme, ndërsa vlera e dëmit e tejkalon shifrën e 7 miliardë lekëve. Pisha, ahu, dushku, lisi, por edhe bredhi dhe gështenja u dogjën masivisht vjet. Që këto sipërfaqe të djegura të rikthehen në jetë, do të duhen dekada. “Shumë vite, dekada, pyjet që na janë djegur në njësinë Skërnderbegas kanë qenë pyje prej 7-8 dekadash”, tha Besian Ajazi, kryetar i Bashkisë së Gramshit...
Burimi:
javanews.al