No Image Available

263 milionë lekë për rrugët e Kamzës/ KPP rrëzon fituesin, tenderi kalon te ankuesi

Një tender me fond limit mbi 263 milionë lekë për ndërtimin e rrugëve në Fushë Kamëz ndryshoi fitues pasi Komisioni i Prokurimit Publik ndërhyri në procedurë. Në garë hynë plot 15 operatorë dhe bashkime kompanish. Fillimisht, Bashkia Kamëz i konsideroi të 15 ofertat të kualifikuara dhe shpalli fitues ofertën më të ulët. Por vetëm disa muaj më vonë, pas një ankese, KPP arriti në një përfundim tjetër: fituesi i shpallur nga Bashkia nuk plotësonte një prej kritereve të kërkuara për eksperiencën e ngjashme. Dhe këtu nis historia. Procedura mban numrin REF-80181-03-26-2026 dhe objektin “Ndërtim Rrugët Blloku 1 Fushë Kamëz, nga Rruga Kosova–Bulevardi Nënë Tereza”. Fondi limit ishte 263 milionë e 188 mijë e 508 lekë pa TVSH, ndërsa afati i parashikuar për punimet ishte 135...