26-vjeçari nga Elbasani kapet me drogë pranë shkollave në Tiranë
Një 26-vjeçar nga Elbasani është arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi dyshohet se kishte përgatitur për shitje dhjetëra doza kokainë në zona të ndryshme të kryeqytetit, përfshirë edhe pranë perimetrit të sigurisë së shkollave. Operacioni policor i koduar “Perimetri” u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Nr. 4. Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit Xh. M., 26 vjeç, banues në Elbasan, efektivët gjetën dhe sekuestruan dhjetëra doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, të ndara dhe të gatshme për shpërndarje. Sipas hetimeve paraprake, i riu dyshohet se kishte siguruar lëndën narkotike me qëllim shitjen e saj në disa zona të Tiranës, përfshirë edhe ambiente pranë shkollave. Gjithashtu, gjatë kontrollit, policia i sekuestroi edhe një mjet...
Burimi:
kohajone.com