“26 persona me shenja të dukshme dhune”, Avokati i Popullit tregon shifrat e 4 ditëve protestë…
Sot do t’ju japim gjetjet paraprake të monitorimit që Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës, pranë Avokatit të Popullit, ka bërë gjatë protestave të këtyre katër ditëve. Dua të theksoj se këto janë gjetje paraprake. Çdo rast po verifikohet një nga një.Së pari, dua të shpjegoj mandatin e Avokatit të Popullit dhe të Mekanizmit. Mekanizmi ka të drejtën ligjore të vizitojë pa paralajmërim çdo vend ku një person është i privuar nga liria: komisariate, ambiente shoqërimi, paraburgime dhe institucione shëndetësore. Avokati i Popullit shqyrton gjithashtu ankesat për abuzim nga çdo organ publik, përfshirë Policinë e Shtetit.Ky mandat mbron të drejtat e të gjithëve: protestuesve, qytetarëve që kalonin rastësisht, pronarëve të bizneseve që u dëmtuan, por edhe punonjësve të policisë.Por Kushtetuta e ka kufizuar këtë mandat...
Burimi:
sarandanews.com