250 MLN EURO PËR BIZNESET/ Mbi 1700 sipërmarrje interesohen për programin e financimit
Mbi 1 mijë e 700 biznese kanë shprehur interes për programin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, që synon të mbështesë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për zgjerimin e aktivitetit, blerjen e pajisjeve dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese. Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu prezantoi ecurinë e programit, për të cilin është vënë në dispozicion një linjë financimi prej 250 milionë eurosh, me mundësi zgjerimi deri në 1 miliard euro. Sipas kushteve të programit, sipërmarrjet mund të përfitojnë financim deri në 2 milionë euro, me normë interesi preferenciale 2 deri në 3 për qind dhe mbulim nga Garancia Sovrane deri në 70 për qind, në varësi të aplikimit dhe vlerësimit të bankave. Sipas të dhënave të bëra publike, rreth 800 biznese janë aktualisht në proces trajtimi. Vetëm në dhjetë ditët...
Burimi:
ntv.al