25 mijë fëmijë në klasën e parë, 53 shkolla të reja. Shtohen masat për sigurinë
Viti i ri shkollor 2026–2027 ka nisur në të gjithë vendin, me mijëra nxënës që rikthehen në bankat e shkollës dhe rreth 25 mijë fëmijë që nisin për herë të parë klasën e parë. Viti i ri shkollor shoqërohet me një sërë masash dhe ndryshimesh në arsimin parauniversitar, me fokus te përmirësimi i infrastrukturës, forcimi i sigurisë në shkolla, zgjerimi i shërbimit psiko-social dhe krijimi i më shumë mundësive për aktivitete jashtë orarit mësimor. Siç bën me dije Ministria e Arsimit, vitin shkollor 2026-2027, 53 shkolla të reja ose të rehabilituara hapin dyert për nxënësit. Gjatë vitit shkollor nxënësit do të kenë mundësi të angazhohen edhe në aktivitete të ndryshme akademike dhe krijuese, përfshirë festivalin e shkencës, olimpiadat, konkurset e gjuhës dhe aktivitetet muzikore. Siguria...
Burimi:
kohajone.com