249 km/orë, policia arreston ”Schumacherin” shqiptar

249 km/orë, policia arreston ”Schumacherin” shqiptar

Bota E Mërkurë, 7 Tetor 2026 18:32 Një shtetas shqiptar është arrestuar në Greqi pasi u kap duke udhëtuar me 249 km/orë në aksin Janinë-Arta, ku shpejtësia e lejuar ishte 100 km/orë. Policia i sekuestroi automjetin dhe i vendosi gjobë 2 mijë euro, heqje patente për një vit dhe 9 pikë penalizuese. Ai akuzohet për drejtim të rrezikshëm të mjetit dhe vënie në rrezik të jetës së qytetarëve. Për masën e sigurisë do të vendosë gjykata e Janinës.