22 të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Ukrainë, mes viktimave 5 fëmijë

22 të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Ukrainë, mes viktimave 5 fëmijë

Numri i viktimave nga sulmi me raketa i Rusisë të mërkurën ndaj qytetit ukrainas Pryluky, në rajonin verior të Çernihivit, është rritur në 22, thanë autoritetet lokale të enjten. “Njëzet e dy persona humbën jetën në Pryluky. Mes tyre ishin pesë fëmijë. Katër humbën jetën në vendin e goditjes, ndërsa një fëmijë humbi jetën në spital. Më shumë se 50 persona u plagosën”, tha Guvernatori i Çernihivit, Vyacheslav Chaus, në një deklaratë në Telegram. Chaus tha se një sulm të mërkurën pasdite goditi gjithashtu kryeqendrën rajonale të Çernihivit dhe se një ndërtesë trekatëshe mori flakë, por zjarri u shua. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy pretendoi se një raketë Kh-101 kishte goditur një ndërtesë banimi në Pryluky. “Nevojiten paketa shtesë me raketa për mbrojtjen ajrore, si dhe...