August 2026

10364 rezultate u gjendën

  1. Taksisti grabit turisten në Mykonos, i merr çantën Hermès dhe orën Rolex me vlerë 75 mijë euro

    Taksisti grabit turisten në Mykonos, i merr çantën Hermès dhe orën Rolex me vlerë 75 mijë euro

    Një 34-vjeçar grek është arrestuar në ishullin turistik të Mykonos, pasi dyshohet se i ka marrë një turisteje nga Ukraina një çantë luksoze Hermès dhe një orë Rolex, me vlerë totale rreth 75 mijë euro. Sipas autoriteteve greke, 34-vjeçari, i cili punonte si taksist, i kërkoi 29-vjeçares sende personale me vlerë si garanci për pagesën […]

  2. Studimi: Stresi në punë po u shkatërron gjumin 7 në 10 punonjësve

    Studimi: Stresi në punë po u shkatërron gjumin 7 në 10 punonjësve

    Një studim i ri i Universitetit të Edinburgut ka zbuluar se pothuajse 7 në 10 punonjës mbi moshën 50 vjeç përballen me çrregullime të vazhdueshme të gjumit, ku shkaku kryesor rezulton të jetë stresi në punë dhe mungesa e ekuilibrit mes jetës profesionale dhe asaj personale. Studimi, i publikuar në revistën Scientific Reports, përfshiu 45 […]

  3. ‘8.5 milionë lekë për kompaninë e Beqirit’/ Berisha akuzon Ramën

    ‘8.5 milionë lekë për kompaninë e Beqirit’/ Berisha akuzon Ramën

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka rikthyer në vëmendje çështjen e biznesmenit Ermal Beqiri, i arrestuar në Francë pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, duke hedhur akuza ndaj qeverisë për mënyrën se si është trajtuar rasti i tij. Në një deklaratë për mediat, Berisha pretendoi se pasuritë e Beqirit nuk janë sekuestruar dhe […]

  4. Momente frike/ Rrezikonin të mbyteshin në det, policia shpëton dy të rinj

    Momente frike/ Rrezikonin të mbyteshin në det, policia shpëton dy të rinj

    Dy të rinj janë shpëtuar nga mbytja pasditen e së martës në ujërat pranë ishujve të Ksamilit, pasi pedalonja me të cilën po lundronin pësoi defekt dhe nisi të merrte ujë. Ngjarja u sinjalizua në sallën operative të policisë përmes një telefonate, ku u raportua se një pedalone kishte futur ujë në brendësi të saj […]

  5. Galeria Kombëtare e Kosovës me kushte moderne për ruajtjen e koleksionit shtetëror të artit

    Galeria Kombëtare e Kosovës me kushte moderne për ruajtjen e koleksionit shtetëror të artit

    Pas restaurimit të plotë, Galeria Kombëtare e Kosovës tashmë ofron kushte bashkëkohore për ruajtjen dhe mbrojtjen e koleksionit shtetëror të veprave të artit. Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka ndarë pamje që tregojnë ndryshimin mes mënyrës se si ruheshin dikur veprat e artit dhe standardeve që ofron sot institucioni pas restaurimit. Sipas saj, […]

  6. Ja si kasta e korruptuar politike në Tiranë është hedhur në sulm për të shpëtuar pasuritë e tyre, Grid Rroji zbulon…

    Ja si kasta e korruptuar politike në Tiranë është hedhur në sulm për të shpëtuar pasuritë e tyre, Grid Rroji zbulon…

    Grid Rroji, pedagog i shkencave politike në universitetin CUNY-New York në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ngre pretendime për ekzistencën e një elite politike të fshehtë, të cilën ai e quan “Paria e Tiranës”, dhe e akuzon se po lëviz në prapaskenë për të ruajtur pasuritë dhe ndikimin mbi sistemin politik. Në “Grid S Rroji […]

  7. Gazetari dhe imami non grata, Berisha dënon vendimin e qeverisë: Rama zbaton urdhrin e Vuçiç

    Gazetari dhe imami non grata, Berisha dënon vendimin e qeverisë: Rama zbaton urdhrin e Vuçiç

    Sali Berisha dënoi shpalljen non grata nga Tirana zyrtare të dy shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Për njërin prej tyre, Valon Bela, thotë se është gazetar dhe ish-luftëtar i UÇK-së. Shton se ai ka shprehur hapur qëndrimet kundër Kryeministrit Rama. “Ka denoncuar Edi Ramën si argat të Vuçiçit[…] Dhe Edi Rama e bllokon. I bllokon […]

  8. Shpejtësia ‘fundos’ shoferët në Kavajë, 972 gjoba në një javë, arrestohen 3 drejtues mjetesh

    Shpejtësia ‘fundos’ shoferët në Kavajë, 972 gjoba në një javë, arrestohen 3 drejtues mjetesh

    Shpejtësia vijon të mbetet shkelja më e përhapur në rrugët e Kavajës. Vetëm gjatë javës së fundit, Policia Rrugore ka ndëshkuar 972 drejtues mjetesh që qarkullonin mbi normat e lejuara, në kuadër të kontrolleve të shtuara për shkak të fluksit të automjeteve gjatë sezonit veror. Sipas Policisë së Shtetit, gjatë periudhës 28 korrik – 4 […]

  9. Bie në prangat e policisë 19-vjeçari/ Tentoi të ndihmonte 6 shtetas, për kalim të kufirit me këmbë drejt Greqisë

    Bie në prangat e policisë 19-vjeçari/ Tentoi të ndihmonte 6 shtetas, për kalim të kufirit me këmbë drejt Greqisë

    Një 19-vjeçar u kap në flagrancë nga Sherbimet Policore të Kufirit në afërsi të Qafë Botës në tentativë trafikimi. 19-vjeçari Anton Leke, banor i Vrinës, bashkia Konispol, u kap në orën 05:00 të mëngjesit të së martës në tentativë për të kaluar me këmbë përmes kufirit të gjelbër, 6 shtetas, dy gra, një nga Lushnja […]

  10. Arrestohet 40-vjeçari në Krujë, i dënuar me 4 vite burg për kultivim narkotikësh

    Arrestohet 40-vjeçari në Krujë, i dënuar me 4 vite burg për kultivim narkotikësh

    Policia e Krujës ka vënë në pranga një 40-vjeçar të shpallur në kërkim, i dënuar për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike. Sipas njoftimit zyrtar u arrestua shtetasi me iniciale A. B., 40 vjeç, banues në Tiranë. Nga verifikimet rezultoi se ai ishte shpallur në kërkim, pasi në vitin 2021 ishte dënuar me 4 […]