August 2026

13377 rezultate u gjendën

  1. No Image Available

    Makinat luksoze “pushtojnë” Tiranën/ Policia gjobit mbi 3 mijë drejtues në 48 orë

    Muaji gusht ka sjellë në rrugët e Tiranës jo vetëm një fluks të shtuar turistësh, por edhe një numër më të madh automjetesh luksoze. Krahas vëmendjes që tërheqin këto mjete, policia ka konstatuar edhe një sërë shkeljesh gjatë qarkullimit në kryeqytet dhe në akset kryesore rrugore. Në qendër të Tiranës janë evidentuar raste të drejtimit […]

  2. Nga parcela e kan’abisit te pis’toleta, si ra në pranga 58-vjeçari

    Nga parcela e kan’abisit te pis’toleta, si ra në pranga 58-vjeçari

    Një 58-vjeçar është arrestuar në Pukë, pasi u kap në flagrancë duke kultivuar 105 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa në një parcelë me tokë publike. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia zbuloi edhe një pistoletë me municion luftarak. Operacioni, i koduar “Gjurmimi”, u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë pas disa […]

  3. Hapet Seminari i 44-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

    Hapet Seminari i 44-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

    Në Prishtinë është hapur edicioni i 44-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i cili këtë vit po bashkon studiues, albanologë, profesorë, studentë dhe dashamirës të shqipes nga Kosova, Shqipëria, mërgata dhe vende të ndryshme të botës. Seminari do të zhvillohet nga 17 deri më 28 gusht, me një program të pasur […]

  4. “Skapi është bashkëpunëtor i karteleve të drogës”/ Berisha, nuk kursen akuzat: ‘Aruba’ është dëshmia më flagrante

    “Skapi është bashkëpunëtor i karteleve të drogës”/ Berisha, nuk kursen akuzat: ‘Aruba’ është dëshmia më flagrante

    Kryetari i Partisë Demokrate, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe organit të posaçëm të akuzës, SPAK, duke deklaruar se situata aktuale e kriminalitetit në vend dëshmon një bashkëpunim të drejtpërdrejtë mes shtetit dhe krimit të organizuar. Gjatë një konference për mediat, Berisha kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Rama, […]

  5. Aksident me vdekje në Durrës/ U përplas nga një makinë, 66-vjeçari humb jetën në spital

    Aksident me vdekje në Durrës/ U përplas nga një makinë, 66-vjeçari humb jetën në spital

    Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar mëngjesin e sotëm në lagjen 13 të Durrësit. Rreth orës 10:30, shtetasi A. T., 26 vjeç, teksa drejtonte automjetin, dyshohet se ka përplasur shtetasin F. D., 66 vjeç. I plagosuri u transportua me urgjencë në spital, por, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, nuk ka mundur t’u […]

  6. “Qyteti po mbytet nga plehrat, mjaft me propagandë”/ Xhixho denoncon gjendjen e mbeturinave: Kjo nuk është Tirana…

    “Qyteti po mbytet nga plehrat, mjaft me propagandë”/ Xhixho denoncon gjendjen e mbeturinave: Kjo nuk është Tirana…

    Erisa Xhixho, ka reaguar ashpër përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku denoncon situatën me koshat e mbingarkuar të mbeturinave në Kryeqytet dhe akuzon pushtetin vendor për mungesë higjiene e shërbimi ndaj qytetarëve. “TIRANA PO MBYTET NGA PLEHRAT! Koshat e mbeturinave janë kthyer në pika grumbullimi plehrash, me mbetje që derdhen në rrugë […]

  7. Vijon vatra e zjarrit në Qafë Helmes të Bulqizës, ndërhyrja nga toka e pamundur, kërkohet mbështetje nga ajri

    Vijon vatra e zjarrit në Qafë Helmes të Bulqizës, ndërhyrja nga toka e pamundur, kërkohet mbështetje nga ajri

    Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në malin Qafë Helmes, në njësinë administrative Fushë-Bulqizë të bashkisë Bulqizë. Punonjësit e Bashkisë Bulqizë dhe Dibër, si dhe emergjencat, po punojnë për fikjen e zjarrit, por e kanë të pamundur. Ata kanë bërë thirrje për ndërhyrje nga ajri.

  8. “Nëse ekipi luan siç duhet, mund të tregoj aftësitë e mia”, Jashari: E tregova se mund të luaj përkrahë Modriçit

    “Nëse ekipi luan siç duhet, mund të tregoj aftësitë e mia”, Jashari: E tregova se mund të luaj përkrahë Modriçit

    Ardon Jashari ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ku ka folur për përvojën e tij deri më tani me Milanin. Mesfushori shqiptar luajti gati 30 minuta përkrahë Modriçit në fushë në takimin e fundit miqësor dhe sipas tij u pa se mund të luajnë edhe së bashku e jo të jenë zëvendësues […]

  9. “Dëmi nga zjarri këtë vit është i pallogaritshëm”, Lamallari: Do të ngrihet njësi e re në Polici për krimet mjedisore

    “Dëmi nga zjarri këtë vit është i pallogaritshëm”, Lamallari: Do të ngrihet njësi e re në Polici për krimet mjedisore

    Në Policinë e Shtetit do të ketë një njësi të re me fokus të posaçëm krimet mjedisore. Kështu u shpreh ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, në një takim me drejtuesit vendorë te Policisë së Shtetit në 12 qarqe. Bashkë me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, Ministri i Punëve të […]

  10. Mbi 250 fëmijë në urgjencë çdo ditë! Temperaturat e larta shtojnë infeksionet dhe helmimet ushqimore

    Mbi 250 fëmijë në urgjencë çdo ditë! Temperaturat e larta shtojnë infeksionet dhe helmimet ushqimore

    Temperaturat ekstremisht të larta gjatë gushtit kanë bërë që shumë të vegjël të mos i përjetojnë mirë. Çdo ditë, në urgjencën e pediatrisë së QSUT-së, paraqiten mbi 250 fëmijë të prekur, kryesisht nga infeksionet gastro-enterite, që kanë pasur nevojë për t’u menaxhuar në klinikë. “Në këtë periudhë, rastet që predominojnë janë rastet me infeksione gastrointestinale, […]