May 2026

14614 rezultate u gjendën

  1. Lajme të mira për Spanjën, ylli i sulmit pritet të jetë gati që në ndeshjen e parë të Botërorit

    Lajme të mira për Spanjën, ylli i sulmit pritet të jetë gati që në ndeshjen e parë të Botërorit

    Lajm i mirë për Nico Williams. Testet e sotme kanë përjashtuar një dëmtim serioz dhe ai do të mungojë vetëm për tre javë, që do të thotë se pritet të jetë gati për Kupën e Botës, pa shumë probleme. Skanimi me rezonancë magnetike ka përjashtuar çdo dëmtim të tendinit, i cili ishte shqetësimi kryesor dje […]

  2. Albini i fortë me shqiptarë të dobët të Maqedonisë!

    Albini i fortë me shqiptarë të dobët të Maqedonisë!

    Nga Kim Mehmeti/ Albini erdhi në Maqedoni për ta madhëruar aktin e bashkimit të VLEN-it, të “klubit” të vasalëve të VMRO-së dhe të dhjetëra kufomave politike që, prej tri dekadash, parazitojnë duke thithur gjakun politik të shqiptarëve të Maqedonisë. Ai erdhi dhe u ul pranë kryeministrit të Maqedonisë, por mungoi dhe nuk u pa askund […]

  3. Diplomacia/ Ish-ministri socialist: Ja si po e lë Rama Shqipërinë pa busull strategjike duke dobësuar peshën në rajon

    Diplomacia/ Ish-ministri socialist: Ja si po e lë Rama Shqipërinë pa busull strategjike duke dobësuar peshën në rajon

    Nga Ditmir Bushati  Kjo pyetje shtrohet teksa jetojmë në një periudhë tranzicioni dhe transformimi të thellë gjeopolitik, ku normat e rendit të deridjeshëm, prej të cilit ne shqiptarët përfituam, po shpërfillen gjithnjë e më shumë. Bota nuk është më e parashikueshme. Politika e forcës është rikthyer dhe siguria është sërish në qendër të çështjeve ndërkombëtare. […]

  4. “Jo më tenderë në ministri”, Rama: OBP, kapërcim i madh për transparencën dhe eficiencën

    “Jo më tenderë në ministri”, Rama: OBP, kapërcim i madh për transparencën dhe eficiencën

    Kryeministri Edi Rama vlerësoi rolin e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP), duke e konsideruar si një nga instrumentet kryesore të reformës në prokurimet publike dhe në shkëputjen e ministrive nga proceset e tenderimit. Në fjalën e tij, Rama theksoi se krijimi dhe funksionimi i OBP-së ka sjellë një “kapërcim të madh” në mënyrën sesi […]

  5. “Gjyqin ta bëjnë injorantët”/ Debat në “Shqipëria Live” për fjalët e Robert Ndrenikës, Lekatari: Humbi dinjitetin. Rexha: Ti nuk vlerëson dot tëndin

    “Gjyqin ta bëjnë injorantët”/ Debat në “Shqipëria Live” për fjalët e Robert Ndrenikës, Lekatari: Humbi dinjitetin. Rexha: Ti nuk vlerëson dot tëndin

    Fjala e artistit Robert Ndrenika në gjyqin e kryebashkiakut Erion Veliaj, bëri bujë në rrjete sociale, pasi artisti i deklaroi se ditët e fundit të burgut të Veliaj do t’i bënte ai. Kjo frazë solli një “përçarje” në rrjet ku disa prej tyre mbështetën artistin dhe disa të tjerë nuk mendonin njëlloj, situatë që u […]

  6. Dyshohet se ngacmoi seksualisht pacienten/ Reagon Spitali i Korçës: Mjeku është pezulluar nga detyra

    Dyshohet se ngacmoi seksualisht pacienten/ Reagon Spitali i Korçës: Mjeku është pezulluar nga detyra

    Spitali i Korçës ka reaguar në lidhje me rastin e ngacmimit seksual nga kirurgu Niko Nunka ndaj një pacienteje. Në reagimin publik është bërë me dije se, mjeku është pezulluar nga detyra dhe funksionet. Po ashtu theksohet se, institucioni ka nisur menjëherë verifikimet administrative të brendshme, ndërkohë që do të ndiqet me korrektësi çdo procedurë […]

  7. Dyshimet për ngacmim seksual, reagon Spitali i Korçes: Mjeku është pezulluar, bashkëpunojmë me drejtësinë

    Dyshimet për ngacmim seksual, reagon Spitali i Korçes: Mjeku është pezulluar, bashkëpunojmë me drejtësinë

    Në lidhje me rastin e rëndë ku një mjek 72-vjeçar ka ngacmuar seksualisht një paciente 21-vjeçare, ka reaguar edhe Spitali i Korçës, që bën me dije se do të ndiqen të gjitha procedurat ligjore dhe se mjeku është pezulluar nga detyra. “Në lidhje me ngjarjen e raportuar pranë Spitalit Rajonal Korçë, bëjmë me dije se […]

  8. Çmimet e karburantit në rritje, fermerët francezë mbushin rafinerinë me pleh organik dhe mbeturina

    Çmimet e karburantit në rritje, fermerët francezë mbushin rafinerinë me pleh organik dhe mbeturina

    Pesë traktorë hodhën ngarkesa me pleh organik dhe mbeturina pranë rafinerisë Total Energies në jug të Lionit, në shenjë proteste për çmimet në rritje të karburantit. Të organizuar nga sindikata bujqësore traktorët mbërritën rreth orës 4 të mëngjesit para rafinerisë. Pasi detyruan një grusht kamionësh cisternë të ktheheshin prapa, ata nisën të depozitonin mbetjet. Policë […]

  9. FOTOT/ Gjestet e ish-Presidentit brenda kafazit të xhamit, bën shqiponjën dhe numrin 7. Kryemadhi e fokusuar te dokumentet e gjyqit

    FOTOT/ Gjestet e ish-Presidentit brenda kafazit të xhamit, bën shqiponjën dhe numrin 7. Kryemadhi e fokusuar te dokumentet e gjyqit

    Sot po mbahet seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ku ai shihet brenda kafazit të xhamtë duke bërë gjeste simbolike, përfshirë shqiponjën dhe numrin 7 me duar. Numri 7 sipas Anila Hoxhës është ironia e Metës me SPAK, që ka deklaruar në një proces tjetër se kushtet në kafaz janë me pesë yje. “Është me […]

  10. Rama: Vend lider për prokurimet! Ministrat nuk kanë lidhje me tenderat, procedurat do t’i zhvendosim te bashkitë

    Rama: Vend lider për prokurimet! Ministrat nuk kanë lidhje me tenderat, procedurat do t’i zhvendosim te bashkitë

    Puna e bërë nga Shqipëria për Prokurimet publike, sipas kryeministrit Rama, është vlerësuar me nota pozitive nga Bashkimi Europian. Sa i përket kësaj fushe, nënvizoi Rama, vendi ynë cilësohet si pjesë e unionit pasi Brukseli nuk ka dhënë piketa të ndërmjetme. “Në prokurimet publike ne jemi pjesë e BE-së. Pra Shqipëria, në këtë fushë nuk […]