-
Balldrenë–Muriqan: 470 milionë euro për autostradën drejt kufirit me Malin e Zi
Teksa segmenti Milot-Balldrenë, pjesë e Korridorit Adratiko-Jonian, ka mbetur peng i procedurave tenderuese, qeveria ka shpallur koston për aksin tjetër që e zgjat këtë autostradë deri në kufirin me Malin e Zi. Segmenti nga Balldrena e Lezhës deri në pikën e Muriqanit përllogaritet se do të kushtojë 469 milionë euro, një vlerë kjo thuajse e […]
4,723
-
Ministri Nufi takim me homologun grek Dendias: Vijojmë dialogun e ngushtë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë
Ditën e sotme, Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, Ermal Nufi mikpriti homologun e tij, Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, Nikos Dendias, para se ky i fundit të takohej me kryeministrin Rama në Kryeministri. Në fokus të kësaj vizite zyrtare ishte forcimi i bashkëpunimit dypalësh Shqipëri-Greqi dhe vijimi i dialogut të ngushtë në […]
4,315
-
Spektakël në Hong Kong, ngjitje në një kullë 14 metra të lartë të bërë me simite
Në ishullin piktoresk Cheung Chau është zhvilluar edhe këtë vit Festivali tradicional i Bukës, një nga ngjarjet më të veçanta kulturore në Hong Kong, që tërheq mijëra vizitorë vendas dhe turistë nga e gjithë bota. Pak pas mesnatës, mes fishekzjarrëve, muzikës tradicionale dhe atmosferës festive, nisi gara e famshme e ngjitjes në kullën e bukës. […]
19,226
-
Të kërkuar nga SPAK, arrestohen në Dubai me qëllim ekstradimi 5 persona, 4 prej tyre akuzohen për trafikim droge
Interpol Tirana ka vijuar operacionin e koduar “The Wanted”, në kuadër të kapjes dhe ekstradimit të shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Si rezultat i shkëmbimit të informacionit me autoritetet homologe në Abu Dhabi, janë lokalizuar dhe arrestuar në Dubai pesë shtetas shqiptarë, me qëllim ekstradimin e tyre drejt Shqipërisë. Sipas njoftimit zyrtar, katër […]
4,693
-
“Është rritur numri i qendrave shëndetësore verore”/ Rama në Durrës: Numri i turistëve është sfidues
Kryeministri Edi Rama ndodhej në Durrës për çeljen e sezonit shëndetësor veror 2026, gjatë të cilit 301 mjekë dhe infermierë të sapoemëruar do të shërbejnë në 36 qendra shëndetësore verore. Në fjalën e tij, ai u ndal te rritja e numrit të qendrave dhe infermierëve, ndërsa nënvizoi se sezoni turistik pritet të sjellë edhe këtë […]
10,856
-
Moska kryen sulme masive në Kiev, objektiv komplekset ushtarako-industriale ku prodhohen dronë me ndihmën e NATO-s
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se ka ndërmarrë sulme ndaj objektivave në Ukrainë, të cilat i cilësoi si përgjigje ndaj “sulmeve të forcave ukrainase kundër civilëve” në qytetet ruse. Sipas deklaratës së publikuar nga Ministria e Jashtme ruse, ushtria ruse ka kryer sulme sistematike ndaj qendrave të vendimmarrjes dhe posteve komanduese në Ukrainë, kryesisht në […]
3,475
-
Vendimi për Veliajn, Kushtetuesja i kërkon Gjykatës së Lartë rishqyrtimin e arrestit me burg për kryebashkiakun e Tiranës
Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rikthejë për rishqyrtim në Gjykata e Lartë e Shqipërisë çështjen që lidhet me masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Mësohet se Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë një vendim përfundimtar mbi kërkesën e Veliajt, por ka vendosur që çështja të rigjykohet nga Gjykata e Lartë. […]
19,637
-
Spekulimet për gjendjen shëndetësore të Khameneit, reagon zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Shëndetësisë: Asgjë serioze, madje ka agjëruar gjatë Ramazanit
Pas spekulimeve për gjendjen shëndetësore të Khameneit ka reaguar edhe zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Shëndetësisë, Hossein Kermanpour, i cili deklaroi se Udhëheqësi Suprem i Iranit, pësoi vetëm lëndime të lehta gjatë sulmeve SHBA-Izrael në ditën e parë të luftës. Sipas tij, Khamenei u shtrua në spital më 28 shkurt, rreth orës 13:00, dhe u […]
6,399
-
Spahia: Objektivi i PD-së është largimi i Ramës, me të nuk ka zgjedhje të lira
Bardh Spahia, tha se objektivi kryesor dhe më emergjent i Partisë Demokratike është largimi i Edi Ramës nga pushteti dhe heqja e mundësisë që ai të organizojë zgjedhje, pasi ai ka dhënë prova se i vjedh ato. “Duke kërcënuar komisionerët, duke kërcënuar votuesit e Partisë Demokratike, të shoqëruar nga Policia e Shtetit. Dhe po flasim […]
12,084
-
Autobusi autonom përplaset me tramvajin në Suedi, aksidenti ndodhi vetëm një orë pas nisjes së testimeve
Një incident i pazakontë ndodhi në Göteborg, ku një autobus autonom u përplas me një tramvaj vetëm një orë pasi kishte nisur transportin e pasagjerëve si pjesë e një programi pilot për transportin publik pa shofer. Autobusi elektrik autonom e-ATAK, i prodhuar nga Karsan, u përfshi në aksident të hënën, konfirmoi kompania e transportit publik […]
6,829
May 25, 2026
563 rezultate u gjendën