-
GJKKO i bllokoi pasaportën, Gjykata e Lartë shqyrton më 9 prill rekursin e Belinda Ballukut
Gjykata e Lartë do të shqyrtojë më 9 prill rekursin e ish-zvkryeministres Belinda Balluku për masën e caktuar ndaj saj “ndalim i daljes jashtë shtetit”. Do të jetë gjyqtari Ilir Panda që do të vendosë nëse Ballukut do t’i rikthehet ose jo pasaporta, e cila i është bllokuar që prej 19 nëntorit me vendim të […]
-
Trafikonin emigrantë me kamionë drejt Anglisë, dënohen tre shqiptarët
Autoritetet britanike kanë shkatërruar një rrjet kriminal shqiptar me bazë në Londër, i cili përdorte kamionë për të trafikuar emigrantë shqiptarë që hynin ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar. Tre anëtarët kryesorë të grupit, Toni Liko, 42 vjeç, Klement Gjika, 44 vjeç, dhe Stelian Bodnariu, 37 vjeç, janë dënuar me mbi 15 vite burg në total. […]
11,550
-
Kryetarja e PD akuzon kreun e Kadastrës: Pazaret për certifikatat e pronësisë bëhen në kafe
Veprimtaria e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Lezhë u bë objekt debatesh mes mazhorancës dhe opozitës në Këshillin Bashkiak të Lezhës. Në mbledhjen e se premtes ishte thirrur për të raportuar kreu i Kadastrës, Altin Gjergji, me kërkesë të këshilltares demokrate Alfrida Marku. Përfaqësuesit e opozitës u shprehën se qytetarët po përballen me pritje të […]
15,488
-
Tragjedi në brigjet e Greqisë, 22 emigrantë humbin jetën pas 6 ditësh në det
Të paktën 22 emigrantë kanë humbur jetën në brigjet e Greqisë, pasi qëndruan për gjashtë ditë në det në një gomone, pa ushqim dhe ujë. Sipas autoriteteve greke dhe dëshmive të të mbijetuarve, viktimat ndërruan jetë gjatë udhëtimit, ndërsa trupat e tyre u hodhën në det me urdhër të kontrabandistëve të dyshuar. Mësohet se gomonia […]
0
-
Sulmet izraelite në Liban, vriten tre gazetarë! Presidenti Aoun: Krim flagrant
Tre gazetarë libanezë u vranë në një sulm ajror izraelit që shënjestroi automjetin e tyre në Libanin jugor. Izraeli tha se shënjestroi një anëtar të një njësie elitare të Hezbollahut. “Gazetarja e Al-Mayadeen, Fatima Ftouni, dhe korrespondenti i Al-Manar, Ali Shuaib, u vranë në një sulm ajror izraelit që synonte makinën e tyre në rajonin Jezzine”, tha […]
8,526
-
Korrupsioni qeveritar, Himçi: Qeveria ka goditur SPAK-un dhe po mbron zyrtarët e lartë
Deputeti i Partisë Demokratike, Blendi Himçi, ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke përmendur korrupsion galopant, standardet e dyfishta në drejtësi dhe goditjen ndaj SPAK. Në një intervistë në Ora News Himçi deklaroi se këto janë arsyet pse, sipas tij, qytetarët duhet të bashkohen në protestën kombëtare të thirrur nga opozita më 17 prill. Ai pretendoi se qeveria […]
0
-
Aksident i frikshëm në Gramsh/ Makina bie nga ura dhe përfundon në liqen
Një aksident i frikshëm ka ndodhur pranë Gramshit, ku një automjet ka rënë në liqenin e Banjës. Ndërhyrja e menjëhershme e ekipeve zjarrfikëse të Gramshit ka shpëtuar drejtuesin e mjetit, i cili përfundoi në liqen teksa ra nga ura. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në spital për ndihmë mjekësore.
13,313
-
Makina del nga rruga dhe përfundon në liqenin e Banjës, shpëton mrekullisht shoferi
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune pranë qytetit të Gramshit, duke shkaktuar momente paniku dhe ankthi për kalimtarët dhe banorët e zonës. Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka humbur kontrollin teksa kalonte mbi urë dhe ka rënë në liqenin e Banjës, duke përfunduar i zhytur në ujë. Ngjarja ka qenë […]
11,798
-
“Po bën avokatin e dikujt që s’ka nevojë për avokat” / Shpërthen debati mes Akilit dhe Blerinës
Gjatë një bisede pranë zjarrit, ku fermerët diskutonin për konkurrencën dhe rivalitetin mes artistëve në karrierën e tyre, një bisedë që po zhvillohej normalisht mori një kthesë të papritur. Debati shpërtheu mes Akilit dhe Blerinës, pasi Blerina e akuzoi Akilin se po përpiqej të hapte një temë që mund t’i fusë dy këngëtarët në një […]
12,313
-
Hong Kongu renditet i treti në indeksin e qendrave financiare globale
Hong Kongu renditet i treti globalisht dhe i pari në rajonin e Azi-Paqësorit në indeksin e qendrave financiare të publikuar nga grupet e ekspertëve britanikë dhe kinezë, shkruan “Xinhua”. Raporti i Indeksit Global të Qendrave Financiare (GFCI 39), i publikuar nga grupi i ekspertëve britanikë “Z/Yen Group” dhe Instituti i Zhvillimit të Kinës në Shenzhen, […]
March 2026
19490 rezultate u gjendën