2.1 milionë euro dëmet nga protestat në Tiranë
Bilanci i dëmeve materiale në bizneset e prekura nga protestat e ditëve të fundit në Tiranë arrin në vlerën e 2.15 milionë eurove. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT), deri më tani janë identifikuar zyrtarisht 127 subjekte tregtare që kanë pësuar dëmtime gjatë trazirave. Sistemi i dokumentimit po zhvillohet përmes dy rrugëve: përmes kontrolleve të drejtpërdrejta në terren dhe deklarimeve elektronike nga vetë sipërmarrësit. Nga bilanci i deritanishëm, 55 subjekte janë konstatuar nga grupet e verifikimit të administratës tatimore, ndërsa 72 biznese të tjera kanë përdorur portalin “e-Albania” përmes shërbimit të dedikuar “Dëmi im” për të raportuar humbjet e tyre. Për të siguruar një pasqyrë sa më reale të dëmeve në strukturat tregtare, Administrata Tatimore ka angazhuar 10...
Burimi:
argjiroja.net