1969 / “Koncerti” i Rolling Stones, që tronditi Murin e Berlinit

1969 / “Koncerti” i Rolling Stones, që tronditi Murin e Berlinit

Një zë, një thashethem i lindur kushedi se ku, një lajm që kurrë nuk u konfirmua. Por mjaftoi për të bërë të dridhet për një ditë, regjimin e Gjermanisë Lindore. Dhe i kushtoi qindra të rinjve të shtypur prej diktaturës së Ulbrichtit, një pasdite me goditje, persekutime, madje edhe burg; ndokush mbeti brenda për plot dy vite dhe më pas u dëbua nga vendi. Që atëherë, është e vështirë të thuhet që muzika nuk lëviz malet: një koncert i grupit britanik Rolling Stones, që në vitin 1969 shqetësoi tmerrësisht shumë RDGJ-në, dhe që nuk u mbajt kurrë. Por që i ka dha një goditje të parë Murit. Në ditën kur Rolling Stones kanë lajmëruar koncertine  tyre në Kubë, Berlini kujton një copëz historie. Në fundin...