19 orë në ditë me telefon në dorë, “mbreti” e merkatos i thotë STOP lajmeve, nis kërkimet për një të dashur
Më shumë se pesëdhjetë milionë ndjekës nuk mjaftojnë për të mbushur zbrazëtinë emocionale. “Mbreti” i tregut të transferimeve, gazetari i njohur Fabrizio Romano, njofton fundin e vrullit të tij në rrjetet sociale dhe niset në kërkim të një të dashure. Fjala e tij e famshme dalluese, shprehja “Here We Go”, që ndez entuziazmin e tifozëve në mbarë botën, ka vendosur një standard të ri dhe e ka shndërruar atë në një fenomen global. Me mbi pesëdhjetë milionë ndjekës në platforma të ndryshme, Fabrizio Romano është padyshim zëri më autoritar dhe më i ndjekur në gazetarinë bashkëkohore sportive. Megjithatë, pas ekraneve që qëndrojnë të ndezura njëzet e katër orë në ditë dhe lajmeve ekskluzive për transferimet që u paraprijnë njoftimeve të klubeve të mëdha, fshihet jeta...
Burimi:
telesport.al