173 ditë ‘Revolucioni i Flamingove’, protestës i bashkohet edhe aktivistja suedeze Greta Thunberg
aktivistja suedeze Greta Thunberg. TIRANË- Protesta e 'Revolucionit të Flamingove' ka vijuar edhe mbrëmje e kesaj të enjteje në ditën 173-të të saj, ndërsa mes protestuesve është shfaqur edhe aktivistja suedeze Greta Thunberg. Aktivistja suedeze ka marrë pjesë në tubim, ku gjithashtu ka përcjellë një mesazh për qëndresën e qytetarëve shqiptarë. Në fjalën e saj, Thunberg u ndal te kundërshtimi i shkatërrimit të natyrës, korrupsionit dhe dhunës nga uniformat blu. “Ndodhemi aktualisht në Tiranë, në ditën e 173-të të protestës së pandërprerë të Revolucionit Flamingo. Populli shqiptar ka treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës, shitjes së vendit tënd te fuqitë imperialiste dhe të ngrihesh kundër dhunës shtetërore dhe korrupsionit. Dhe vetëm pse kanë ushtruar të drejtën dhe lirinë e tyre...
Burimi:
zeri.ai