17 udhëheqës të BE, presion presidencës irlandeze: Mbro financimin e bujqësisë në buxhetin e ardhshëm
Shumica e shteteve anëtare të BE-së u bashkuan të shtunën për të kundërshtuar shkurtimet e buxhetit të BE-së, dhe për të kërkuar që presidenca irlandeze të mbrojë financimin e bujqësisë. Në një letër drejtuar kryeministrit irlandez Michael Martin, i cili aktualisht mban presidencën e radhës të Këshillit të BE-së, 17 udhëheqës të BE-së kërkuan që bujqësisë t'i jepet përparësi gjatë negociatave përpara buxhetit të ri të BE-së. Udhëheqësit e Bullgarisë, Kroacisë, Estonisë, Hungarisë, Lituanisë, Polonisë, Sllovenisë, Spanjës, Republikës Çeke, Greqisë, Letonisë, Maltës, Portugalisë, Sllovakisë, si dhe administratave greko-qipriote iu bashkuan iniciativës së udhëhequr nga Presidenti rumun Nicusor Dan dhe Kryeministrja italiane Giorgia Meloni. Ndërsa njohën sfidat që e presin bllokun, në letër, udhëheqësit theksuan se ato nuk duhet të vijnë në kurriz të politikave të...
Burimi:
syri.net